02/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Paraburgim për shoferin që ndihmoi vrasësin e Vanjës!

RUSKOVSKA: VRASJES SË VANJËS MOS I JEPET KAHJE POLITIKE

Prokuroria e Shkupit ka caktuar hetim edhe për shoferin i cili ka ndihmuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14 Vanja Gjorçevska të arratiset në Turqi. Derisa hetimet vazhdojnë, ish-kryetarja e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Rusakoska thotë se kësaj tragjedie nuk duhet ti jepet kahje politike.

Prokuroria e Shkupit ka propozuar masë paraburgimi dhe ka nisur hetimet për Stefan Dimkovskin, njeriun që e çoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, në Turqi nga Serbia përmes Bullgarisë.

Në njoftimin e Prokurorisë siç njofton Klan M, thuhet se i dyshuari nga data  1 në 3 dhjetor të këtij vitit e ka ndihmuar kryerësin e veprës që të mos zbulohet.

“I dyshuari, pas komunikimit dhe marrëveshjes paraprake me autorin i cili ndodhej në Republikën e Serbisë, është nisur drejt Beogradit me një automjet Land Rover me targa të Strumicës, në pronësi të personit juridik. Aty është takuar me autorin dhe së bashku me veturën janë nisur në drejtim të kufirit të Serbisë me Bullgarinë. Ata kanë kaluar kufirin më datë 02.dhjetor, duke lëvizur nëpër territorin e Republikës së Bullgarisë, në të njëjtën ditë kanë mbërritur në kufirin me Turqinë, në pikën kufitare Kapitan Andreevo, dhe kanë hyrë në Turqi. Aty kanë qenë bashkë deri më datë 03.dhjetor të këtij viti” – thonë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Ish kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska deklaroi se vrasja e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit nuk duhet të marrë kahje politike.

“Nuk mendoj se e gjithë kjo mund të marrë konotacion politik dhe nuk duhet, sepse bëhet fjalë për dy vrasje të tmerrshme. Besoj se gjyqtarët në Turqi që do të shqyrtojnë provat dhe do të vendosin për ekstradim, do t’i marrin parasysh të gjitha këto” – tha Villma Ruskovska, ish kryetare PNKOK.

Ministria e Drejtësisë dje e ka dërguar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit, e cila përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme në rrugë diplomatike do t’u dorëzohet autoriteteve turke.

Vanja dhe Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur më 3 dhjetor. Deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Për shkak të rastit tepër të ndjeshëm të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen macabre në gjykatë i përfaqëson avokat i caktuar sipas detyrës zyrtare. Kjo për shkak se edhe opinion por edhe vetë avokatët bënë thirrje që askush most u dale në mbrojtje. /KlanMacedonia/

Të fundit