02/05/2024
14.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pasaporta imunologjike për udhëtim tani për tani vetëm mendim, ka shumë çështje të hapura

Zbatimi i pasaportës imunologjike që të munden qytetarët të udhëtojnë tani për tani është vetëm në nivel të mendimit të shumë vendeve, por edhe te ne. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve sot tha se çështja rreth pasaportës imunologjike është shumë aktuale, por se aplikimi i saj ka shumë çështje të hapura.

“Ne kemi diskutuar brenda Komisionit dhe deri më tani sipas këtyre rekomandimeve nuk ka asnjë vlerë të madhe për sa i përket sigurisë, por jemi të hapur për opsionin për qytetarët tanë që do të udhëtonin, por edhe për të huajt që do të vinin, por nëse bëhet fjalë ndonjë qasje të më shumë vendeve ose në kuptim të qasjes rajonale apo vendeve të BE-së. Pra, për këtë çështje nuk ka konsensus më të gjerë. Shumica e vendeve po e shqyrtojnë këtë, por tani për tani nuk kemi asnjë qëndrim”, tha ministri.

Ai shtoi se dilemat rreth pasaportës imunologjike kanë të bëjnë me atë cili është protokolli që do të njihet si valid, sa ditë do të vlejë testi, sa do të komplikohet ky proces nëse bëhet fjalë për udhëtime të shkurtra dhe cili është garancioni se nga testi deri në hyrje dikush nuk është infektuar”, tha ministri. sn/

Të fundit