15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pensionistët të palëkundër në kërkesën e tyre për rritjen e pensioneve

Protestat e pensionistëve vazhduan në Koçan dhe në Vinicë. Pensionistët nga Koçani sot për herë të dytë organizuan një marsh protestues ku kërkuan rritje lineare të pensioneve, si dhe sigurimin e druve të zjarrit apo mbështetje për pagesën e një pjese të shpenzimeve të energjisë elektrike. Ata thonë se nuk është e mundur që funksionarët të kenë rritje pagash 78%, kurse pensionistët vetëm 6%. Më së tepërmi ankohen ata me pensione minimale, të cilët thonë se të ardhurat e tyre nuk mund të mbijetojnë.

Në vend ka mbi 330 mijë pensionistë. Prej tyre, mbi 85 mijë muajin e kalojnë me pensione minimale. Në Lidhjen e shoqatave të pensionistëve rreth 280 mijë të anëtarësuar, kurse 50 mijë janë të pa përfaqësuar.

“Gostivar, Mavrovë-Rostushe dhe Vrapçishtë në këto tre komuna ka 8 mijë pensionistë, prej tyre 80% me pensione shumë të ulëta nga 11.000-15.500 denarë, kurse pensioni minimal duhet të jetë 18,150 denarë”, deklaroi Njazi Xhelili, Pensionist.

Pensionistët në të gjithë vendin kanë paralajmëruar protestë për të hënën. Ata kërkojnë rritje të pensionit minimal në përputhje me pagën minimale dhe rritje lineare te të gjitha pensioneve. Një grup i revoltuar i pensionistëve thonë se meqë Lidhja e shoqatave të pensionistëve nuk këmbëngul për rritje të pensioneve minimale, ata janë detyruar të dalin në rrugë për të kërkuar një pleqëri më dinjitoze. Kreu i kësaj Lidhje nuk dëshiron t’ju prish pushimet autoriteteve me protesta dhe pret dialog me ta në shtator.

“Në sistemin Pensional për një vlerë të kënaqshme do të ishte nëse pensioni mesatar do të përllogaritej 60% e pagës mesatare. Kur diskutohej për metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve u parashtrua tema për ato më të ulëtat. Atëherë ramë në ujdi që për këtë çështje të diskutohet në periudhën në vijim, mbase kaloi më shumë kohë por nga Ministrja e punës dhe politikës sociale na premtuan që pas pushimeve vjetore, para protestave dhe jo tani në kohën e protestave do të ulemi dhe të diskutojmë seriozisht për pensionet më të ulëta, me të cilat sigurohet baza materiale e tyre”, tha Stanka Trajkova, Lidhja e Shoqatave të pensionistëve.

Me ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurimin Pensional dhe invalidor, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2022, dhe me futjen e mënyrës së re të rregullimit të pensionit, me përshtatjen në modelin e kombinuar të rritjes 50% të pagës mesatare dhe rritja 50% e kostos së jetesës, pensionet u rritën me rreth 21%. Rregullimi i parë në shtator 2022 ishte 6.8%, i dyti në mars 2023 – 8.4% dhe parashikimi aktual për shtator 2023 – të paktën 6%. Nëse realizohet rritja e paralajmëruar e pensionit prej 6%, maksimumi i përfituesve do të jetë për 850 pensionistë me pension ushtarak, përkatësisht 1.620 denarë. Më së paku do të marrin pensionistët me pensione bujqësore, vetëm 600 denarë rritje. Pensionistët më të varfër, të cilët përfshihen në grupin e pensioneve minimale prej 11.535 denarë, të cilat i marrin 45.977 pensionistë, me pensionin e marsit kanë marrë rritje prej rreth 807 denarë, përkatësisht pensioni i tyre është 12.342 denarë. Përqindja e pensionistëve që gëzojnë pensionet më të larta është vetëm 0.4%. Pensionet më të larta në vend aktualisht janë 68.901 denarë, ndërsa përfitues janë 74 pensionistë.

Të fundit