04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Peticion online për heqjen e maturës shtetërore

Në ueb-faqen change.org është publikuar peticion ku kërkohen online nënshkrime për heqjen e maturës shtetërore për vitin arsimor 2021/2022.

“Për shkak se për një periudhë të gjatë ishim online (2 vite), pushimi dimëror u vazhdua dhe greva e profesorëve bëri që të humbim materialet kryesore dhe konsiderojmë se jemi gjenerata më e dëmtuar dhe s’kemi bazë për t’u testuar për maturë”, thuhet në përshkrimin e peticionit.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme ministri Jeton Shaqiri u shpreh se po shqyrtohet mundësia që përfundimi i shkollës të shtyhet për shkak të grevës.

Kujtojmë se greva e mësimdhënësve vazhdon edhe në javën e tretë. Ata refuzuan 12% rritje të pagave, kërkojnë 18.4% dhe respektim të Marrëveshjeve kolektive.

Të fundit