12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Planet e BE-së për ndalimin e naftës ruse: Ne duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot i dha detaje Parlamentit Evropian për një paketë të gjashtë sanksionesh që synojnë ekonominë e Rusisë, ushtrinë dhe propagandën e saj.

“Ne do të sigurohemi që të heqim gradualisht naftën ruse në mënyrë të rregullt. Pra, në një mënyrë që na lejon ne dhe partnerët tanë të sigurojmë rrugë alternative të furnizimit dhe në të njëjtën kohë të jemi shumë të kujdesshëm që të minimizojmë ndikimin në tregun global.”, tha ajo.

Von der Leyen tha se importet e naftës së papërpunuar do të hiqen gradualisht gjatë gjashtë muajve dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022.

“Kështu ne maksimizojmë presionin ndaj Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë minimizojmë dëmin kolateral ndaj nesh dhe partnerëve tanë në mbarë globin. Ne duhet të sigurojmë që ekonomia jonë të mbetet e fortë.”

Ajo vazhdoi duke dhënë detaje për një paketë lehtësimi dhe rindërtimi për Ukrainën.

“Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë”, tha ajo, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Von der Leyen tha se prodhimi ekonomik i Ukrainës do të binte me 35%-50% në vitin 2022 dhe do t’i duheshin 5 miliardë euro në muaj për të vazhduar. “Edhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë”./21Media

Të fundit