06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“President shqiptar”, Ivanov: Pse jo, çfarë të keqe ka – por për momentin realisht nuk është e mundur!

Pas kryeministrit shqiptar, a është në radhë edhe presidenti shqiptar? Gazetarit dhe analistit politik, Zoran Ivanov thotë se në shoqërinë tonë të tanishme komplekse dhe në shtetin tonë të komplikuar kushtetues, për momentin realisht nuk është e mundur mbështetja absolute për një president shqiptar, informon PRESSonline.al

Sipas tij, etno akuzat kolektive populiste, për të mos përmendur nacionalizmat, për fat të keq, janë ende mjeti i fuqishëm partiak për votat elektorale.

“Përndryshe, në parim, pse jo, çfarë të keqe ka që një “jomaqedonas” të jetë president i Maqedonisë. Në fund të fundit, presidenti është president i shtetit, jo i kombeve brenda tij, që do të thotë se president mund të jetë çdo person, qoftë edhe nga një grup etnik i pa regjistruar në kushtetutë”, ka deklaruar Ivanov për “Lokalno”, përcjell PRESSonline.al

Ai thekson se në vend ende nuk ka kushte, as kulturë politike, aq më pak klimë politike, që jo partitë, por qytetarët të njohin një kandidat të përshtatshëm të këtij formati në një periudhë të caktuar parazgjedhore.

Të fundit