Suela Saliaj e cila vra në Florida të SHBA-së nga burri i saj Renato Muhaj u gjet e vrarë në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit e mbuluar me gjak. Burri e kishte prerë atë në fyt dhe më pas bashkë me vajzën u largua nga banesa.
Pas vrasjes së gruas, Muhaj ka sulmuar edhe prindërit e tij në banesë të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të rëndë ndërsa çifti jetonte prej vitesh në SHBA. Muhaj dhe Alessia 8-vjeçare u gjetën disa orë më vonë.
Renato u arrestua, teksa vogëlushja u ribashkua me anëtarët e tjerë të familjes. Suela me profesion bankiere, jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende.
Shqiptari 34-vjeçar, Renato Muhaj, është paraqitur në një gjykatë amerikane, i akuzuar për një sërë krimesh, duke përfshirë akuzën më tronditëse për vrasjen e ish-partneres së tij, Suela Saliaj. Prokurorët në Largo, Florida, kanë bërë të ditur se veprat penale të Muhajt ndodhën në një periudhë të shkurtër kohe dhe situata ka eskaluar shpejt.
Erida Caudili, e cila punon si police në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte këtë të mërkurë e ftuar në Euronews Albania për të folur për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Florida. Ajo tha se Renato Muhaj, autori i krimit, mund të dënohet me vdekje, por kjo çështje do të marrë shumë kohë për t’u shqyrtuar.
“Në Florida ka dënime me vdekje. Zotin Muhaj e kanë akuzuar për vrasje me paramendim. Vrasja me paramendim merr dënimin maksimal dënim me vdekje. Këto çështje janë shumë të vështira.tvanews.