03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qendrat ditore PORAKA zbatojnë programe edukative individuale

Qendra Republikane për personat me aftësi të kufizuara intelektuale – PORAKA dhe Qendrat e kujdesit ditor – PORAKA zbatojnë program të përshtatur për mbështetje psikosociale dhe programe të përshtatura edukimi individuale me përdoruesit e qendrave të kujdesit ditor dhe familjet e tyre.

“Të gjitha ndryshimet që po ndodhin rreth nesh reagojnë në perceptimin tonë dhe e ndërrojnë ritmin dhe jetën e çdoditshme. Kështu edhe kjo situatë e sapokrijuar ndjell ndjenjën e frikës shqetësimit, konfuzionit, ankthit, dëshpërimit, marrëzisë, pashpresës, pasigurisë. Dhe në këto kushte të pandemisë ekipet e ekspertëve të PORAKA dhe qendrat e kujdesit ditor – PORAKA në Shkup (Aerodrom dhe Kapishtec), Radovish, Prilep dhe Shtip, zbatojnë një program të adaptuar të mbështetjes psikosociale dhe programeve të edukimit individual të përshtatura me përdoruesit e qendrave të kujdesit ditor dhe familjet e tyre. Aktivitetet kryhen në shtëpi duke përdorur komunikim përmes telefonit dhe videove”, theksohet në komunikatën e PORAKA. mb/

Të fundit