21/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria kërkon vazhdim të gjendjes së krizës

Vazhdim të afatit për gjendjen e krizës deri më 30 qershor të vitit 2021 kërkon Qeveria nga Kuvendi. Vendimin e solli dje në seancë në bazë të propozimit të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza. Vendi edhe tani gjendet në gjendje 30 ditore të krizës e cila duhet të përfundojë më 19 dhjetor.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në emisionin “Klik” në televizionin 21 deklaroi se ajo që po ndodh tani në vend është ulje serioze e presionit të pacientëve ndaj spitaleve, por se janë shumë të kujdesshëm sepse shumë herë deri më tani është treguar se virusi është shumë avancues.

“Për dallim nga javët e para të nëntorit kur siguruam repaprte dhe shtretër të rinj spitalorë, tani numri i të sapo pranuarve dhe numri i pacientëve të regjistruar është gati i barabartë. Faktori i transferueshmërisë nga fillimi i nëntorit kur ishte një e gjysmë, tani është rreth një, në varësi të numrit të testeve të kryera, gjë që na jep të drejtën të themi se situata disi po qetësohet”, ka thënë Filipçe.

Sipas drejtoreshës së Klinikës infektive në Shkup, Milena Stefanoviq është pritur që numri i rasteve të vdekjes të jetë më i madh duke e pasur parasysh numrin e të diagnostifikuarve të rinj dhe numrin e pacientëve të hospitalizuar.

Asnjë pacient nuk kthehet në shtëpi pa u kontrolluar, theksoi Stefanoviq.

Statistika e institucioneve shëndetësore tregoi se në 24 orët e fundit janë evidentuar 1.069 raste të reja nga 3.012 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi për 29 persona të vdekur dhe për 1.242 pacientë të shëruar.

Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore. Shtatë janë nga Shkupi, katër nga Prilepi de Gostivari, tre nga Kumanova dhe Gjevgjelia, dy nga Manastiri dhe nga Strumica dhe nga një nga Tetova, Kavadari, Radovishi dhe Negotina.

Pjesa më e madhe e të infektuarve të rinj janë nga Shkupi-489, pas çka vijon Prilepi me 81, Kumanova-60, Gostivari dhe Shtipi-43, Ohri-41, Kavadar37, Tetovë, Strugë, Veles, Manastir dhe Kavadar nga 37 raste të reja.

Të fundit