13/10/2024
18.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria miratoi projektin strategjik Tetovë-Prizren

Me propozim të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi marrëveshjen për një tjetër projekt strategjik dhe të shumëpritur atë të rrugës Tetovë-Prizren.

Konkretisht, bëhet fjalë për miratimin e Marrëveshjes për projektim të rrugës Tetovë-Prizren, ndërsa procedurat e njëjta kanë kaluar edhe në Qeverinë e Kosovës.

“Po e konkretizojmë edhe një investim tjetër kapital strategjik për vendin, investim i cili jep edhe një alternativë tjetër për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimit tregtar në mes vendeve tona dhe që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirsimin e standardit jetësor për të gjithë qutetarët”, është shprehur zëvendësministri Bekim Rexhepi. (koha.mk)

Të fundit