05/07/2024
16.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

QKC: Asnjë ministri ose komunë në vend nuk e ka shkallën e lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në prokurimet publike

Asnjë ministri ose komunë në vend nuk e ka shkallën e lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në prokurimet publike, njoftoi Qendra për Komunikime Civile (QKC).

QKC-ja publikoi renditjen e Qeverisë, ministrive dhe komunave sipas 32 indikatorëve për performancën kundër korrupsionit në prokurimin publik. Institucionet vendosen në tre zona: e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër, në varësi të pikëve të fituara për mënyrën e kryerjes së prokurimit publik. Në të njëjtën kohë, 100 për qind do të thotë maksimum, ndërsa 0 për qind nuk ka mbrojtje nga  korrupsioni.

Sipas renditjes, ekspozim më të lartë të korrupsionit  e kanë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Midis Bashkësive, ndërsa me performanca më të mira kundër korrupsionit, arritja e të cilit është 72 për qind janë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonoisë së Ujërave.

Te komunat, niveli më i ulët në realizimin e  performancës kundër korrupsionit në prokurimet publike është përcaktuar në Kratovë dhe Gostivar. Në zonën e kuqe është qyteti i Shkupit, si dhe 40 komuna të tjera. Performancën më të mirë kundër korrupsionit në prokurimet publike  ka Komuna e Kavadarit me 70 për qind, si dhe Komuna e Velesit dhe Probishtipit me 66 për qind.

Sipas Qendrës, niveli i ulët nuk do të thotë me çdo kusht korrupsion në prokurimet publike të atij institucioni, por se nuk ndërmerren të gjitha masat e mundshme për parandalimin e tij, prandaj edhe mundësia që të ndodhë në këto institucione është më e madhe.

Renditja është bërë në kuadër të programit “Qytetarët kundër korrupsionit”, mbështetur nga USAID.

Të fundit