Të tjera lajme

RASTI TRAGJIK NË KARPOSH: NJË PERSON NDALOHET NGA POLICIA!

Tragjedia në lagjen Taftalixhë në Shkup, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj pas një rënieje nga ballkoni, ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik. Kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë dhe përgjigje nga institucionet – kush ka dështuar në këtë rast tragjik.

Nënë dhe vajza u gjetën të vdekura të hënën në Karposh të Shkupit. Trupat u lokalizuan pranë një kompleksit banesor

Në vendngjarje dolën ekipe policore dhe prokuror nga Prokuroria Themelore – Shkup.

Rasti fillimisht u raportua si vetëvrasje, por MPB thekson se kualifikimi i saktë do të dihet pas përfundimit të hetimit.

Sipas deklaratave të familjarëve të të ndjerave, tragjedia ka ndodhur pas disa viteve të raportimeve për dhunë familjare, dhunë fizike dhe psikologjike dhe kërcënime.

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit tragjik. Një person është mbajtur në stacionin policor dhe po hetohet për përgjegjësi të mundshme penale.

Po kryhen intervista me disa persona, po nxirren të dhëna nga telefonat mobil dhe po sigurohen pamje nga kamerat e sigurisë.

Banesa, ku ndodhi ngjarja, është kontrolluar, vulosur dhe e siguruar. Sipas informacioneve fillestare, nënë dhe vajza ndodheshin vetëm brenda banesës në momentin e ngjarjes.

Prokuroria po kërkon gjithashtu raport të detajuar nga MPB dhe Qendra për Punë Sociale mbi çdo kallëzim apo ankesë të mëparshme të viktimës, dhe do të kryhet kontroll i brendshëm për të verifikuar trajtimin e këtyre kallëzimeve.

Ndërkohë, Statistikat për dhunë familjare në vendin tonë janë alarmante: në vitin 2025 pati gjashtë viktima, ndërsa këtë vit, deri në mars 2026, tashmë ka katër viktima.

Të fundit