Qytetarët shprehen tejet të revoltuar pasi nuk mund të pajisen me dokumentet personale edhe pse disa prej tyre thonë se procesin e fotografimit e kishin kryer muaj më parë, shkruan Alsat.
Revoltin e qytetarëve e shtoi edhe më shumë ndërprerja e energjisë elektrike që për një kohë pengoi procesin e punës në sportelin e MPB-së në RTVM.
“Nervoz sepse nuk mund ta marr letërnjoftimin prej 21 qershorit, prej vitit të kaluar. Kam ardhur dy herë, letërnjoftimin nuk e kam këtu, tash më thanë se nuk kanë rrymë, ejani ditë tjetër. Të marr ditë të lira në punë, ta lë punën, ta marr letërnjoftimin, nuk do të mundem pagën ta marr..”, tha një qytetar.
“Tre herë vij këtu, nuk është gati nuk është gati, tash do të shkoj, ja për të katërtën herë. Prej 28 nëntor e kam nis procedurën, akoma nuk e kam gati letërnjoftimin”, u shpreh një qytetar tjetër.