16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, disa muaj para zgjedhjeve, shpallje të reja për punë në institucionet shtetërore

Pak muaj para formimit të qeverisë teknike, punësime të reja në institucionet shtetërore. Sipas shpalljes së fundit në Ndërmarrjen Publike Pyjet e Maqedonisë janë në kërkim 355 punëtorë. Vetëm në komunën e Berovës, ku sipas regjistrimit të fundit të popullsisë jeton një shqiptar, kërkohen 12 druvarë të nacionalitetit shqiptar. Krahas Berovës, dru prerës shqiptarë kërkohen edhe në Kriva Pallankë, Demir Kapi, Kavadar, transmeton Portalb.mk.

Së fundmi pati shpallja për punësimin të një specialisti në Klinikën Gjinekologjike, që kërkohej të ishte shqiptar. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, deklaroi se dija dhe përvoja duhet të jenë të parat, por Ligji për të punësuarit në sektorin publik parasheh përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike në të gjitha institucionet.

Punësimet parazgjedhore partiake janë tashmë praktikë e zakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë për qëllim zgjerimin e elektoratit të partive në pushtet.

Me 4 dhjetor, liderët e partive parlamentare arritën marrëveshje për datat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Raundi i parë i garës për kreun e shtetit do të mbahet më 24 prill, kurse raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Edhe 24 prilli dhe 8 maji 2024 janë ditë e mërkurë.

Kryeministri Kovaçevski pas takimit tha se sipas ligjit nga 28 janari do të ketë Qeveri teknike, përkatësisht Qeveri të Përzhinos dhe do të përmbushet obligimi ligjor që ka si kryeministër.

Të fundit