23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, Kuvendi e miratoi Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili është përgatitur me iniciativë të zëvendëskryeministres për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, shkruan Portalb.mk.

“Miratimi i këtij ligji jep dritën jeshile për futjen e një mekanizmi shtesë kundër korrupsionit në legjislacionin tonë, me qëllim për të arritur rezultate më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjegjësisht për të trajtuar më efektivisht mosndëshkimin dhe blerjet e paligjshme. të pasurisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Nga aty shtojnë se ky ligj kufizon të drejtën e pronës në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe praktikën e GJEDNJ-së për këtë lloj konfiskimi dhe se nuk është zëvendësues i konfiskimit në procedurë penale, por është instrument dhe mekanizëm shtesë ndihmës për mbrojtjen e interesit publik.

Përgatitja e zgjidhjes së re ligjore tanimë është pjesë e Udhërrëfyesit – Qeverisje e mirë, nga Klasteri 1 – Themelet dhe për këtë ekzistojnë afate, realizimin e të cilës do ta ndjek Komisioni Evropian.

Kujtojmë se kërkesa për konfiskimin dhe evidentimin e pronës së zyrtarëve të korruptuar, ka bërë në vazhdimësi edhe Komisioni Evropian, dhe të njëjtën e përsëriti edhe në raportin e 19 tetorit të vitit të kaluar. Në të thuhet se në vitin 2020, konfiskimi i pasurive kriminale është zbatuar ndaj 41 personave në 19 raste në aktgjykime të shkallës së parë. Sipas raportit, konfiskimi i pasurive kriminale duhet të bëhet përparësi strategjike në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit të nivelit të lartë në vend. Mjetet e vendit për ngrirjen, menaxhimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale sipas BE-së nuk janë mjaft efektive, prandaj nevojitet një fokus i vërtetë për të ardhurat kriminale të personave publik.

Të fundit