03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sadiku: Në Kosovë qarkullojnë tre lloje të gripave – i pranishëm edhe COVID-19

Rreth 61 mijë vizita të pacientëve me grip sezonal kanë frekuentuar Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sipas Sadikut, në Kosovë qarkullojnë tri lloje të gripave dhe se i pranishëm ende është Covid-19.

Sadiku ka thënë se për dy javë të janarit, QMF-të në Kryeqytet kanë dhënë 200 mijë shërbime, një rritje e madhe krahasuar me dhjetorin.

“Kemi një numër shumë të madh një fluks ju edini që edhe në javën e kaluar Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur me rekomandim të IKShPK-së si gjendje epidemisë së gripit në Kosovë dhe realisht sipas informatave në Kosovë janë duke qarkulluar tre virus, virusi i gripit, pastaj Covid-19 dhe virusi që njihet në popull si virusi gripi derrave dhe kemi pasur tre virus që qarkullojnë nëpër opinion dhe kjo ka ndikuar që me u rrit fluksi i pacientëve dhe kërkesa e tyre për shërbime mjekësore”, ka deklaruar Sadiku.

 

 

 

Të fundit