17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sejdiu i përgjigjet Petrovskës: Kujdes me Zhelinën

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i është përgjigjur ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska lidhur me kritikat e saj ndaj kësaj komune, e cila ka bërë të qartë se nuk vendos përmendoren në Karpallëk për ushtarët e vrarë maqedonas në një pritë që kishte ndodhur në vitin 2001.

Ja përgjigja e plotë e Sejdiut:

Është fatkeqësi për shtetin tonë të ketë një Ministër të këtillë të Mbrojtjes, që jep deklaratë skandaloze duke ofenduar Komunën e Zhelinës dhe të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Vërtetë nuk kisha pritur një deklaratë kaq amatore nga një ministër. Me këtë deklaratë dëmtohet rëndë imazhi i të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes, që besoj se ky institucion ka shumë njerëz të mirë brenda të cilët nuk ndajnë të njëjtin mendim si ministresha.

Ministreshë Petrovska, ne nuk do t’ju drejtohemi juve me një qasje sikur ju duke akuzuar, mosrespektuar e ofenduar një komunë të tërë, vetëm pse kemi thënë të respektohet ligji, sepse ne jemi mësuar të respektojmë e bashkëjetojmë me të tjerët.

Ministreshë Petrovska, ju mesiguri nuk keni njohuri për komunën e Zhelinës më shumë se “karpallëku”. Ne këtu kemi shqiptarë e maqedonas, me të cilët bashkëjetojmë e bashkëpunojmë për zhvillimin e vendit ku jetojmë.

Nga ju si Ministre e Mbrojtjes kërkoj vetëm një gjë, që sa më parë t’ju kërkoni falje publike qytetarëve të komunës së Zhelinës për akuzat e ofendimet e dhëna nga ana juaj. Nuk është etike as institucionale, që një Ministër i Mbrojtjes në këtë mënyrë të thejë kodeksin e komunikimit publik duke dëmtuar imazhin e ministrisë që e drejton, dhe duke ofenduar e akuzuar pabazë një institucion tjetër, i cili është i zgjedhur nga qytetarët e saj”, theksoi Sejdiu.(INA)

Të fundit