13/10/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela:Mund të shkojmë edhe vet në zgjedhje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela thotë se ASh është në fazën
e zhvillimit të strukturave dhe se këto kanë shkaktuar edhe vonesa në
zhvillimin edhe të bisedimeve për koalicionet.
Ai këto komente i ka bërë gjatë një takimi me aktivisët e Tetovës. Sipas
Selës, përçarjet në këtë parti janë menduar shumë më herët duke
përmendur edhe humbjen në zgjedhjet lokale në komunën e Bogovinës.
Deputetja Ilire Dauti, duke folur për zhgënjimet në të kaluarën dhe
zhvillimet në parti dhe në procese të ndryshme, tha se me të njejtin elan
do të vazhdohet edhe në të ardhmen.
Në këtë takim kanë folur edhe zyrtarë tjerë të partisë.TV KOHA

Të fundit