Në hapësirat e kompanisë “Tetova Dooel” u prezantuan teknikat e bërjes së akullores, produktet, si dhe paisjet e gjitha në kuadër të ditëve promovuese“Xhelato Demo” nga ekspert të akulloreve të sjellur direkt nga Italia, mjeshtrit Atila Sendrei dhe Jakopo Çelli.Ky është një biznes i dy vëllezërve të suksesshëm nga Shipkovica që jetojnë dhe veprojnë në Tetovë. Historinë e tyre të suksesit e filluan që nga viti 1999 ku bashkë me babain e tyre Jonuz Vejseli, Shuip dhe Harun Vejseli krijuan kompaninë “Tetova Dooel”, kompani kjo që ngërthen në vete dhjetra biznese të cilat ndër vite kanë dëshmuar vetëm progres dhe
besueshmëri.
Deklarata Alejna Vejseli
Në vitin 2002 kanë filluar rrugëtimin e tyre drejt njërit nga sukseset më të piketuara ku kanë startuar me shpërndarjen e kafes Saccaria në Tetovë dhe rrethinë, dhe kanë vazhduar fuqishëm me mbulimin e gjithë territorit të Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar profesionalizëm dhe korrektësi, njashtu në vitin 2020 kompania “Tetova Dooel” vendosi që të zgjerojë veprimtarinë e tyre ku edhe filluan me punë me kompaninë “Disaronno
Ingredient” për shitje të produkteve tipike italiane të akullores.
Angazhimi i tyre i vazhdueshëm, ambicja për punë si dhe suksessi bëri që familja Vejseli të shtonin në biznesin e tyre edhe kompaninë “Ital Proxhet” për vitrina të akullores ku së fundmi punojnë fuqishëm edhe me kompaninë “Ice Team” e cila është e specializuar në prodhiminne makinave për përgatitijen e akulloreve.
Prezantimet janë ndjekur nga një numër i madh i të interesuarve.TV KOHA