24/07/2024
22.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Të bashkohemi të gjithë dhe së bashku të ndërtojmë mjedis shkollor në harmoni

Mbështetja nga të gjithë aktorët në shoqëri është e domosdoshme për të vazhduar të ndërtojmë mjedis shkollor të qetë dhe në harmoni, në të cilën bullizmi nuk do të jetë temë. Ministria është bartëse e politikave, por pa pjesëmarrjen në krijimin dhe implementimin e tyre të institucioneve të tjera të involvuara, vetë institucioneve arsimore, ekspertëve dhe të gjithë qytetarëve, përballja me sfidat do të jetë shumë e vështirë. Këtë mesazh e dha i pari i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri nga Gostivari, ku mori pjesë në garën e nxënësve “Randevu arsimore” në organizim të Asociacionit për të rinj të shkollave të mesme profesionale në Maqedoninë e Veriut.

“Të rinjtë jetojnë në kohën e re me shumë sfida të reja dhe duhet të gjejmë mënyra se si t’i eliminojmë faktorët dhe ta zbusim frymën rinore dhe shpërthyese. Prandaj sot iniciojmë dialog me ekspertët dhe me kastin akademik, si edhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, që të veprojmë në mënyrë konkrete sa më parë”, tha Shaqiri.

Ministri potencoi se MASH hap adresë të re për paraqitjen e dhunës në shkolla, [email protected], gjegjësisht [email protected]  si vend qendror ku mund të raportohet dhuna në shkollë, që të munden institucionet menjëherë të reagojnë dhe të parandalojnë situata serioze.

Duke mbajtur fjalim në ngjarjen në amfiteatrin veror, Shaqiri potencoi se i vjen jashtëzakonisht mirë kur e shikon se si të rinjtë shoqërohen brenda dhe jashtë shkollës, mësojnë bashkërisht, garojnë me njohuri dhe pikërisht ky do të jetë fokusi i tyre, në vend se të menduarit se si të provokohen bashkëmoshatarët nga aspekti negativ.

Të fundit