08/05/2024
12.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

12,4% e të rinjve nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan, tregon hulumtimi i fundit i “Analitika”, gjë që sipas Tamara Mijoviq Spasova paraqet numër serioz dhe sfidë, pasi 30% e këtyre e këtyre të rinjve duhanpirjen e nisin para moshës 14 vjeçe.

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan
“Ajo që është shumë e rëndësishme dhe që e pamë nga analiza është se 80% e të rinjve kur kanë blerë cigare nuk kanë pasur pengesë të blejnë. Pra ne kemi qasje të madhe tek cigaret, kemi rregullim ligjor por nuk kemi zbatim në praktikë.”- deklaroi Tamara Mijoviq Spasova, Analitika
.

Faktor i rëndësishëm që këta të rinj të nisin duhanin ka qëndrimi i familjes dhe miqve me të cilët rrinë, kjo pasi vesin e duhanpirjes e marrin si diçka normale dhe cigaret i kanë vazhdimisht afër.

“Propozojmë, fillimisht të ndikohet me çmim, sepse nëse bëhet kjo automatikisht zvogëlohet qasja deri te cigaret, do të jenë më të shtrenjta, nuk do të mund të blejnë aq lehtë.”- tha Tamara Mijoviq Spasova, Analitika.

Përllogaritjet tregojnë se nëse akciza për cigaret rritet për 30%, do të mund të shpëtoheshin 2400 jetë në nivel vjetor që vijnë si pasojë e pritjes së duhanit.

“Rritja e akcizës 30% do të thotë rritje e çmimit të cigareve për 22%. Ajo që është më e rëndësishme është se kjo do të thoshte të hyra në buxhet të 265 milionë euro shtesë, që është përllogaritje e njëjtë me ato që ka bërë ministria e financave në tetor kur dolën ndryshimet e ligjit për akcizat.”- pohoi Bojana Mijoviq Hristoska, Analitika.

Ndër masat që propozohet për uljen e duhanpirjes është ndalimi i konsumimit të cigareve në mjedise të mbyllura. U propozua po ashtu që të bëhen fushata në shkolla dhe më gjerë për dëmet që sjell pirja e duhanit.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë 45,4% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë duhanpirës, për dallim nga vendet e rajonit ku duhanpirja është rreth 25%.

Të fundit