09/05/2024
13.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shiu bllokoi disa rrugë në Tetovë, Komuna fajëson Qeverinë

Një veturë mbeti e bllokuar poshtë urës në lagjen dardania të Tetovës. Kjo pasi
gjatë orëve të para të mëngjesit pati reshje të dendura të shiut, si pasojë e së cilës
uji i grumbulluar nën këtë urë arriti mbi 1 metër. Ky problem nuk është i freskët,
përkundrazi daton moti kohë ndërsa sa herë që kemi reshje të dendura të shiut,
mblidhet uji poshtë urave dhe bllokohen rrugët.
Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm për këtë problematikë që
përsëritet në vazhdimësi por fajin e hedhin te pushteti qendrorë ku thonë se kanë
adresuar kërkesë dhe presin miratimin për të filluar me ndërtimin e kanalizimit në
këtë pjesë të rrugës.
Zëdhënësja e Komunës së Tetovës Besarta Ramadani u bën apel institucioneve
qendrore kompetente që të japin pëlqimin me qëllim që të fillohet me punë sa
më parë.
Problemi me mbledhjen e tillë të ujit në nënkalime paraqitet në disa vende në
Komunë të Tetovës, gjithmonë kur ka reshje të dendura të shiut.TV KOHA

Të fundit