Nesër luhet finalja e 34-të Kupa e Maqedonisë së Veriut, ku do të përballen Shkëndija e Tetovës dhe Sileksi i Kratovës. Dy ekipet luajnë për të gjashtën herë në finale me Sileksin që tre herë ka dalë fituese, ndërsa Shkëndija dy herë. Para ndeshjes së nesërme, sot në hapësirat e stadiumit në Shkup u mbajt press konferencë.
Para ndeshjes nesërme finale të Kupës midis Shkëndisë dhe Sileksit, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, si organizatore mbajti press konferencë.
Trajneri i “kuqezinjve” Jeton Beqiri, përkundër se shprehu respekt për kundërshtarin, deklaroi se pas tetë viteve pritje është radha që trofeu i Kupës të kthehet në Tetovë.
‘’Normalisht e kemi një respekt të veçantë për ekipin e Sileksit për shkak se është një skuadër e cila dy vitet e fundit ka pasur një ekip të mirë . Vitin e kaluar luftonim deri ditën e fundit për titullin kampion , këtë vit gjithashtu kanë një skuadër të mirë. Mendoj që përparësia e vogël është nga ana e jonë për shkak të përvojës që kemi pasur në Kupat e Europës apo edhe paraqitjet e mira që i kemi bërë në këtë stadium. Megjithatë një ndeshje është dhe mund të vendos një lëvizje, një futbollist apo një gabim i vogël. Kështu që ne si Shkëndijë jemi të motivuar maksimalisht, që nesër të dalim të japim maksimumin duke e respektuar kundërshtarin dhe gjithsesi se ne jemi në finale pas 8 viteve dhe do bëjmë çmos që fitues të ndeshjes të jemi na ata që do gëzohemi, të gëzojmë edhe tifozerinë tonë dhe normalisht para se gjithash të japim maksimumin dhe të bëjmë paraqitje shumë pozitive’’ dekalroi trajneri Jeton Beqiri
Kapiteni i ekipit Arbin Zejnulai thotë se qëllimi i Shkendijës është të fitojë gjithmonë trofe, dhe se nesër ekipi do të japë maksimumin për ta mbyllur sezonin me një kupë.
‘’Si fillim Shkëndija gjithmonë në fillim të seyonit luan për tre objektiva . për paraqitje sa më të mirë në Europë për kampionatin dhe për kupën . Paraqitjet në Europë ishin spektakolare , në kampionat ishim deri në moment të fundit në garë për titull dhe nesër e kemi finalen . Ku për ne si klub , si qytet , si tifozeri gjithë bashkë është ndeshje e rëndësishme pasi siç tha edhe profesori , Shkëndija përherë të fundit në finale ks luajtur para tetë viteve . Kështu që për ne është nj[ë ndeshje shumë e rëndësishme dhe shpresoj që në fund të arrijmë ta marrim Kupën’’. deklaroi kapiteni Arbin Zejnullai
Nga ana tjetër, trajner i Sileksit , Aleksandar Vasoski, ia lë rolin e favorit kundërshtarit, por shpall një betejë për trofeun.
“Për ne, kjo është ndeshja e sezonit sepse e dimë që kjo ndeshje do të na nxjerrë nga Evropa. Kemi luajtur ndeshje të mira me Shkendijën këtë sezon. E njohim mirë njëri-tjetrin. Do të jetë një ndeshje për t’u shijuar dhe shpresojmë që të fitojë skuadra më e mirë. Shkendja ka një avantazh të vogël për shkak të përvojës së saj nga Evropa, por kjo është një ndeshje e vetme dhe shpresojmë që në fund të jemi të lumtur”, tha Vasoski.
Kapiteni i Sileksit, Darko Angjeleski, pret një ndeshje të mirë dhe një garë interesante, duke shpresuar që skuadra e tij të ngrejë trofeun.
“Presim një ndeshje interesante. Pres një performancë të mirë futbollistike. Jemi të gatshëm të japim maksimumin tonë në mënyrë që të fitojë skuadra më e mirë dhe shpresoj se do të jemi ne”, tha kapiteni i Sileskit Angjeleski.
Ndeshja finale Shkëndija – Sileksi zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 20:00 në Shkup.







