Shkëndija barazoi 1:1 me Ordabasyn e Kazakistanit në ndeshjen e katërt kontrolluese në Antalia. Trumçi shënoi golin për kuqezinjtë, derisa skuadra të hënën kthehet në Tetovë. Sot Shkëndija kthehet në Tetovë
Kampioni I Maqedonisë klubi I futbollit Shkëndija me ndeshjen e sotme kontrolluese kundër FC Ordabasz nga Kazakistani ka përfunduar pjesën kryesore të përgatitjeve në Antalia
Në ndeshjen e fundit kontrolluese Shkëndija ka barazuar me ekipin FC Ordabasy 1-1. Autor I golit për Shkëndijën ishte Trumçi në minutat e fundit të ndeshjes. Edhe në kë ndeshje trajneri Jeton Beqiri në lojë kishte inkuadruar pjesën më të futbollistëve që ka në disponim nԯ mesin e të cilëve edhe Reshat Ramadanin i i cili sot u zyrtarizua sërish si pjesë e Shkëndijës, pas marrëveshjes për huazim për gjysmën e dytë të sezonit nga Dinamo Kiev.
Me këtë ndeshje , Shkëndija përmbylli fazën përgatitore në Turqi. Nesër skuadra thehet në Tetovë, ku do të vazhdojë përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit..







