27/04/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkollat fillore në Tetovës pa salla sportive

Rreth shtatë shkolla fillore në komunën e Tetovës nga gjithsej 12 sa janë nuk kanë salla sporti.Ndërsa nga shkollat e mesme vetëm Gjimnazi 7 marsi nuk ka sallë sporti. Kështu thonë nga sektori për arsim në komunën e Tetovës, prej nga bëjnë të ditur se shkollat fillore që nuk kanë salla sporti janë në pjesën qendrore të Tetovës. Bëhet fjalë për shkollën fillore Migjeni, shkollën fillore Liria, shkollën fillore Istikball, shkollën fillore Kirili dhe Metodi, shkollën fillore Naim Frashëri, shkollën fillore në fshatin Sellcë dhe Shkolla në fshatin Reçicë të Vogël Besa.Aplikimi është bërë në Ministrinë e arsimit dhe Shkencës por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje, thonë nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës. Deri më tani nuk ka asnjë lloj përgjigje nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se kur do të miratohen kërkesat për ndërtimin e sallave të sportit.“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencionin për Rini dhe Sport, vit për viti hapin thirrje për aplikim për ndërtimin e sallave në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Zakonisht thirrja hapet në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive ku selektimi bëhet nga ana e tyre. Nuk e di se në çfarë mënyre bëhet selektimi, neve si komunë kemi bërë aplikim për gjashtë shkollat pra për ndërtimin e sallave të sportit.Baza e aplikimi është vetëm fleta e pronësisë, ku ata kanë dy lloje projektesh, njëra është sallë me tribunë dhe tjetra është pa tribunë”, deklaroi Valedin Ademi, udhëheqës I Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.Nga komuna e Tetovës njoftuan se sa I përket sallës sportive në Gjimnazin e Tetovës janë siguruar mjetet dhe punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e së njejtës. Në ndërkohë, pyetje dërguam edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me mungesën e sallave sportive në shkollat fillore të Tetovës, por ende nuk ka përgjigje.TV KOHA

Të fundit