16/10/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Si po grabitet historia shqiptare në Manastir në favor të sllavëve?!

Para shum vitesh, shtëpia e vjetër e familjes Qirijazi, ishte në pronësi të një familje shqiptare nga Manastiri.
Pronari shqiptar Gani Rexhepi, duke mos ja ditur vlerën shtëpisë, e nxjerr ate në ankand, dhe e shet, sepse ishte shtëpi e vjetër, dhe duhej shumë mjete për meremetimin e saj.
Blerësi i shtëpisë doli një sllavomaqedonas, gjykatës me profesion, dhe kur fillon shtëpia të prishej, pronari i vjetër Gani Rexhepi e thirri një gazetar, i cili ka punuar në gazetën javore lokale “Bitollski Vesnik” me emrin Pande Manojllov, i cili, me origjinë është shqiptar ortodoks.
Xhaxha Ganiu (tanimë i ndjerë), në një rast më tha se në shtëpinë e tyre ishin gjetur shumë libra e dorëshkrime, por dhe dokumenta të ndryshëm, por për cilën periudhë nuk e caktoi.
Në bisedë e sipër me Enver Rexhepin, djalin e Ganiut, i cili jeton në Kallmar të Suedisë, më konfirmoi rastësisht se gjatë rrënimit të shtëpisë së vjetër u gjetën shumë libra e dorëshkrime, por dhe dokumenta të vjetra, të cilat i kishte marrë e përvetësuar gazetari i Manastirit, Pande Manojllov.

Sot, Shoqata kulturore dhe atdhetare “Kongresi i Bashkimit” del me thirrje publike në rrjetet sociale, dhe e thërret Pande Manojllovin publikisht që ti kthejë këto dokumenta dhe dorshkrime të Rilindasve nga familja Qirijazi, por dhe nga bashkohanikët e tjerë të tyre. Aty, sipas Enverit, ka patur dorshkrime të Sevastisë dhe të Parashqevi Qirijazit, por dhe të Gjerasimit, Gjergjit, Germenjit, Pandeli Sotirit, Kristoforidhit, Nuçi Naçit, Grigor Cilkës, etj.
Shoqata “Kongresi i Bashkimit”, kërkon nga Pande Manojllovi, ose Pandeli Manaj, nese ai do ketë hequr dorë nga përkatësia gjenetike e tij që është shqiptare, ti kthejë këto libra atje ku e kanë vendin në “Muzeun e Alfabetit Shqip”, dhe të mos bëj zhdukjen a shtrëmbimin e fakteve historike ne favor të kombit Sllavo- Maqedonas, dhe nëse s’do t’i kthente, përmes rrugës ligjore do ti marim ato.
Shoqata do kërkojë dëshmi me shkrim nga Enver Rexhepi se i ka marrë Pande Manojllov këto dokumentacione kaq me rëndësi dhe me vlerë për kulturën dhe historinë e ndritshme të kombit tonë.

Të fundit