19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski i ka treguar arsyet e rezultatit katastrofik të LSDM-së në zgjedhje.

Spasovski, në emisionin “Click Plus”, si një nga arsyet e ka përmendur sjelljen e partnerit të koalicionit BDI për situatën në vend.

“Ka disa arsye për një rezultat të tillë, por nëse duhet të veçojmë disa, ato janë vetë organizimi i partisë për të bërë gjërat më të vështira që vendi të mund të ecë përpara, dhe kjo është marrëveshja me Bullgarinë, për të cilën u përfol gjatë gjithë kohës nga publiku.

Sjellja e BDI-së me LSDM-në, në përputhje me gjendjen në vend. Ngjarjet që na kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, mendoj se kanë ndikim të madh”, tha Spasovski.

Të fundit