16/06/2024
24.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Penalja e refuzoi ankesën e gjyqtarit Nake Gjeorgiev, konfirmoi masën e paraburgimit

Këshilli Penal nga Sektori për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore Penale Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën e mbrojtjes së gjyqtarit të dyshuar Nake Gjeorgiev dhe e konfirmoi vendimin për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.

“Pas shqyrtimit, Këshilli Penal e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes si të pabazuar.

Me këtë është vërtetuar vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, me të cilin të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo masë është miratuar në bazë të nenit 165 paragrafi 1 pikat 2 dhe 3 të Ligjit për procedurë penale, të cilat parashikojnë masa për sigurimin e pranisë së të dyshuarit dhe parandalimin e ndikimit të mundshëm te dëshmitarët.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup. Vendimi i Këshillit Penal nënvizon seriozitetin e akuzave dhe rëndësinë e dhënies së drejtësisë në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në deklaratë.

Të fundit