Të tjera lajme

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 12 Mars Tetovë dhe Gostivar

Dje, në ora 12:35, në SPB Tetovë, një 44-vjecare nga Tetova, e punësuar në një market, ka raportuar se një person ka marrë produkte nga marketi pa i paguar.

Dje, në ora 19:35 është raportuar se në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” në Tetovë është vjedhur një moped në pronësi të një qytetari nga Tetova.

Dje në ora 21:20, në SPB Tetovë, një 38-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se e kishte lënë automjetin e tij në një autolarje, ndërsa pasi e mori veturën vërejti se i ishte vjedhur një çantë në të cilën kishte para.

Dje në ora 22:30, në SPB Tetovë, një 41-vjeçar nga Tetova raportoi se një grua 30-vjeçare nga Tetova kishte krijuar profile të rreme në një rrjet social dhe kishte publikuar përmbajtje të pahijshme. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Dje në ora 10:20, në SPB Tetovë, një 52-vjecar nga Tetova raportoi se në Ndërmarrjen Publike Komunale “Sharri”, ku është i punësuar, ishte sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

Dje në ora 18:30, në SPB Tetovë, një 40-vjecare nga fshati Sllatinë raportoi se pranë një xhamie në fshat, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga një burrë 50-vjeçar.

Dje në ora 13:30, në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë arrestuan një 31-vjecar nga fshati Çellopek për vuajtjen e një dënimi me burg në kohëzgjatje prej një viti.

Dje në ora 12:50, në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar arrestuan një 18-vjecar nga fshati Debresh, Gostivar. Gjatë një kontrolli në komunikacion në rrugën “101”, policia ndaloi një veturë të tipit “Golf” me targa të Gostivarit, të cilën e drejtonte ai. Pas kontrollit u konstatua se ai e drejtonte automjetin pa pasur të dhënë provimin për patentë-shofer. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Sot pas mesnatës në ora 01:32, në SPB Tetovë, një 31-vjeçar nga Tetova raportoi se një person kishte tentuar të kryejë vjedhje në banesën e tij, ndërsa në shtëpi ndodheshin bashkëshortja dhe fëmija i tyre i mitur.

Dje në ora 22:10, në fshatin Strimnicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë arrestuan një 28-vjecar nga Tetova. Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një veturë të tipit “BMV” me targa të Tetovës që ajo e drejtonte dhe u konstatua se e drejtonte automjetin pa pasur patentë-shofer. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të pasojë kallëzim përkatës.

Gjatë ditës së djeshme (12 mars), në zonën e SPB Tetovë është realizuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 9 shoferë (Tetovë-6 dhe Gostivar-3) për parkim të parregullt, ndërsa 12 automjete (Tetovë-12) janë larguar me automjetin special “merimangë”. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 44 shkelje të tjera në komunikacion (Tetovë-33 dhe Gostivar-11).

Të fundit