Dje në ora 13:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria një 46-vjecar nga fshati Zhelinë, pasi sipas një kallëzimi paraprak, pas mbajtjes së një seance gjyqësore kishte sulmuar fizikisht një 54-vjeca poashtu nga Zhelina. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Dje, në ora 10:50 në DPB Gostivar, një 75-vjecar nga Gostivari ka raportuar se para shtëpisë së tij familjare, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga një i afërm i tij nga Gostivari.
Dje, në ora 16:20 në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, policia ka arrestuar një 52-vjecar nga fshati Rostushë dhe një 34 – vjecar nga fshati Trebishtë i Gostivarit, pasi gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Dje në ora 11:30 në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar një 43-vjecar nga një fshat i Gostivarit, pasi sipas kallëzimit paraprak në shtëpi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij 44-vjeçare. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet kallëzim përkatës.
Sot në mëngjes në ora 04:30 në SPB Tetovë, një 31-vjeçar nga rrethina e Tetovës ka raportuar se brenda automjetit të tij, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij jashtëmartese 35-vjeçare. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Dje në ora 19:55 është raportuar se te mbikalimi i Treboshit në Tetovë, një veturë e tipit “Opel” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga nga një 48-vjecar nga fshati Vrapçisht, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy bashkudhëtare, ndërsa drejtuesi i automjetit ka marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Hetim në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Dje në ora 22:10 në Gostivar, policia ka arrestuar një të mitur 17-vjeçar nga fshati Pirok i Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor në rrugën rajonale Gradec-Gostivar, policia ka ndaluar një veturë “Golf” me targa të Tetovës të cilën e drejtonte i mituri, dhe është konstatuar se ai nuk posedonte patentë shoferi. Me urdhër të prokurorit publik ai është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar.
Gjatë ditës së djeshme (11 mars) në rajonin e SPB Tetovë është realizuar kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Janë sanksionuar gjithsej 21 shoferë (TE-12 dhe GV-9) për parkim të parregullt, ndërsa 13 automjete janë larguar me mjetin special “merimangë”. Gjithashtu janë shqiptuar edhe 39 gjoba të tjera për shkelje të ndryshme në komunikacion (TE-28 dhe GV-11).







