Tenisiti gjerman Aleksandër Zverev thyen tabunë, dhe për herë të parë në karrierë fiton në një finale të madhe të Roland Garros. Ai në finale mundi italianin Kobolli 3-2 në sete në duelin që zgjati mbi 4 orë. Në kategorinë e femrave fituese doli rusja Mirra Andreeva.
Tenisti gjerman Aleksandër Zverev është fitues i Roland Garros në turneun që u zhvillua në Pariz.
Në finalen e Roland Garrosit, Zverev mundi 3-2 në sete tenistin italian Flavio Koboli dhe për herë të parë në karrierën e tij doli fitues në një nga katër turnetw më prestigjioze të tenisit botëror.
Kujtojmë se Aleksandër Zverev në vitin 2020 pësoi në finale nga Dominik Tim, në vitin 2024 nga spanjolli Alkaraz dhe në vitin 2025 në ‘’Australien Open’’ pësoi në finale nga italiani Janik Siner.
Ndërsa nw finalen e femrave fituese doli tenistja 19 vjeçare nga Rusia, Mirra Andreeva e cila mundi polaken Maja Hvalinska 2-0 në sete.







