02/03/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Thaçi pa avokat”, Mehmetaj: E turpshme për qeverinë dhe Kosovën

“Është e turpshme për Kosovën dhe qeverinë”, kështu tha gazetari Lirim Mehmetaj, në një intervistë për Euronews Albania duke komentuar largimin e avokatit të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili u largua për shkak të mos pagesës.sipas tij është e turpshme që qeveria e Kosovës harxhon 80 milionë euro në vit për energjinë elektrike që harxhojnë serbët në veri, ndërsa nuk ka para kur bëhet fjalë për të siguruar mbrojtjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Siç u njoftua dje zyrtarisht, një nga kompanitë e avokatisë, ajo më e rëndësishmja e cila ishte në mbrojtje të ish-presidentit HashimThaçi, ka vendosur të largohet për shkak të mos pagesës. Për sqarim një kompani tjetër të avokatisë e mbulon Ministria e Drejtësisë, kurse sipas kushtëzimeve që i cakton udhëzimi administrativ i nxjerrë nga qeveria nuk mund të shpenzohet më tej për një grup tjetër të avokatëve.

Prandaj është krijuar kjo situatë e cila është e turpshme për qeverinë, por edhe për ne si shoqëri, pasi është krejt e pashpjegueshme se si mund të kemi para për gjithçka tjetër por jo për të mbrojtur krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për kujtesë ne paguajmë 80 milionë euro në vit për energjinë elektrike që harxhojnë serbët në veri, sepse ata shpenzojnë dhe nuk paguajnë. Këtu bëhet fjalë për 1.5 milionë euro”,-u shpreh Lirim Mehmetaj.

Të fundit