21/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vuçeviq: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën, edhe nëse asnjë serb nuk do të mbetet atje

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë sot se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe “me çmimin e mospasjes së serbëve në atë territor”.

Ai tha se fakti që Serbia e lejon “dikë që te kalimi me një dokument të lëshuar në Prishtinë nuk do të thotë njohje e Kosovës si shtet i pavarur”.

“Nëse ndalimi i dinarit fillon sot, është mesazh për serbët se nuk mund të mbijetojnë. Kurti nuk ka pse t’u kushtojë vëmendje paralajmërimeve të Quint-it, ai na dëbon dhe terrorizon popullin. Por ai nuk ka asgjë për të fituar nga kjo, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojmë për territorin dhe popullin tonë, por është tmerrësisht e vështirë”, tha Vuçeviq, raporton Danas.

Ai vazhdoi propagandën e Beogradit se kryeministri Albin Kurti “po ushtron dhunë” ndaj serbëve në Kosovë.

“(Presidenti serb Aleksandar) Vuçiq mbron interesat e Serbisë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe Kurti inkurajohet të na fusë në konflikte. Kurti po bën një gabim historik, po ushtron dhunë ndaj minoritetit serb, është e paqëndrueshme në planin afatgjatë dhe do të lëndohet. Dhe targat që i kemi lejuar nuk na shqetësojnë fare, “nuk është sukses, por as turp nuk është”, tha Vuçeviq.

Ndërkaq, Vuçeviq deklaroi se ministrisë së tij i është dhënë afat që deri në maj të dalë me raport dhe analizë të plotë lidhur me pezullimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Pra deri në maj duhet të dalim me një analizë të detajuar me disa opsione, me korniza, afate, kosto. Duhet të pajisim qendrat e rekrutimit, qendrat shëndetësore, kazermat. Gjithçka duhet të përgatitet”, tha Vuçeviq.

Të fundit