Të tjera lajme

RENDITJA FIFA: MAQEDONIA PËRFUNDON  VITIN NË POZITËN E 66-të

Federata Botërore e Futbollit  FIFA ka publikuar renditjen e fundit për këtë vit  ku  kryeson kampioni i botës Spanja, para Argjentinës dhe Francës. Maqedonia  është në pozitën e 66-të

Maqedonia  e Veriut në Futboll  e mbyll  vitin 2025 në  pozitën  e  66-të apo  një vend  më  poshtë në  krahasim me muajin e kaluar  ku  ishte  në pozitën e  65-të  Gjithsesi  se  kjo ka ndikuar  pas  disfatës  së  fundit  kundër  Uellsit  7-1 në kuadër  të kualifikimeve  për  Botërorin 2026.

Kombëtarja   e  Shqipërisë  e  futbollit  e  mbyllë   vitin 2025  në  pozitën  e  63-të  në renditjen e  e fundit  të  publikuar  nga  Federata   botërore e futbollit FIFA

Ndërkaq përfaqësuesja e Kosovës nuk ka pësuar ndryshime në klasifikimin e FIFA. Dardanët e mbyllën këtë vit në vendin e 80 që është pozicionimi më i mirë i tyre që nga momenti kur u anëtarësua në organizmin më të lartë të futbollit botëror.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen më të mirë të renditjes së FIFA me Spanjën që e mbyll 2025 si skuadra më e mirë në botë teksa është në krye duke lënë pas skuadrën kampione të botës në fuqi, Argjentinën, ndërkohë që në vendin e tretë pozicionohet skuadra përfaqësuesja e Francës. Klasifikimi vijon me Anglinë, Brazilin, Portugalinë, Holandën, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA plotësohet nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit