07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Toshkovski : Ekzemplarë të mjaftueshëm nuk ka në asnjë gjuhë, kemi vetëm sa të mbijetojmë

Situata me rrëmujën dhe pritjet e gjata për dokumente personale pa termin në stacionin policor “Prolet” është normalizuar. Qytetaret që sot ishin aty, kishin aplikuar më herët dhe ishin telefonuar nga shërbimet për fotografim.

“Unë kisha termin për në maj, dhe me telefonuan, me befasuan që sot kam termin në ora 11:15, në nëntor thirra dhe më caktuan shpejtë atëherë por për në maj, tani do të mund të shkoj tek mbesa dhe vajza”, tha një qytetar.

“Me thirren dje për sot, për pasaportë pritni? Për letërnjoftim, sa kohë u thanë që duhet të pritni për ta marrë letërnjoftimin? Nuk më thanë asgjë, vetëm me thirren për fotografim”, u shpreh një qytetare.

“Pritem një kohë të caktuar ndërsa dje na telefonuan dhe erdhëm sot”, deklaroi një qytetar.

“Për letërnjoftim erdhëm të fotografohemi, si gjetët termin pasi linjat telefonike nuk funksionojnë? Na thirrën, kishim caktuar për në muajin maj, por na thirrën për tani, jemi vetëm për letërnjoftim”, theksoi një tjetër qytetar.

Në stacionin “Prolet” ishte edhe ministri teknik i MPB-së Pançe Toshkovski, ndërsa në pyetjen se a ka mjaftueshëm ekzemplarë në dygjuhësi ai u përgjigj, se nuk ka mjaftueshëm as në gjuhën maqedonase e as në atë shqipe ndërsa në gjuhen turke nuk ka aspak.

“Në dygjuhësi, në turqisht nuk ka asnjë, do të bëj gjithçka që të ketë, ekzemplarë të mjaftueshëm nuk ka në asnjë gjuhë e jo në dygjuhësi, kemi vetëm të mbijetojmë, dhe bëj përpjekje që të siguroj ekzemplarë shtesë me vullnetin e mirë të furnizuesve dhe prodhuesve që të mos ndalen makinat me prodhim”, deklaroi Pançe Toshkovski – ministër teknik i MPB-së.

Në stacionin “Prolet” nga dita e sotme janë hapur 14 stacione bazë me qëllim që të largohet kaosi i cili ishte deri dje në këtë stacion. Ndërsa qytetaret të cilët kanë aplikuar më herët kontaktohen me thirrje telefonike nga shërbimet për të caktuar orën e fotografimit. Nga dita e hënë në këtë stacion do të punohet në dy turne. Ndërsa sipas MPB-së deri tani me ermin e ri të shtetit janë lëshuar në përdorim mbi 1 milion letërnjoftime, mbi 1 milion e 255 mijë pasaporta dhe mbi 550 mijë leje të vozitjes. /Alsat.mk

Të fundit