Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot në profilin e tij në Fejsbuk paraqiti masa të cilat në këtë moment, siç ka shkruar, do t’i ndihmojnë blegtorisë.
Sipas Tripunovskit edhe pse plasmani i qengjave është në vijim dhe do të zgjasë edhe një javë, nuk janë blerë as 20 për qind e sasive. Nevojitet veprim urgjent.
“Blegtorët për momentin po përballen me katastrofë të madhe. Në mes të sezonit për blerjen e qengjave, nuk është bërë blerje as 20 për qind. Nuk ka blerje, ndërsa edhe ai që të të kryhet, do të kryhet me çmim shumë të ulët. Sezoni i blerjes së qengjit zgjat edhe një javë, ndërsa siç qëndrojnë punët më shumë se gjysma e qengjave do të mbesin pa blerë. Blegtorët do të përballen me probleme dhe humbje të mëdha. Nëse nuk u ndihmojmë blegtorëve tani, gjithnjë e më shumë blegtorë do ta lënë veprimtarinë, edhe si shtet do të përballemi me shuarje të plotë të veprimtarisë”, thekson Tripunovski.
Ai propozon pagesë urgjente dhe të plotë të masave të vitit të kaluar për një qengj të therur në kapacitet të therjes nga 400 denarë dhe ruajtjen e qengjit femër prej 700 denarë, si dhe rritje të mjeteve financiare për ruajtjen e qengjit femër për vitin 2020 nga 700 t deritanishmet në 2000 denarë. ar/