05/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vazhdon debati publik në Gjykatën e Apelit për ankesat e “27 prilli”

Me deklaratat e të akuzuarve për “27 prillin” mes të cilëve edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov (i dënuar me 18 vjet burg) dhe avokatëve të tyre, sot në Gjykatën e Apelit të Shkupit do të vazhdojë debati për ankesat e parashtruara për aktvendimet e kësaj lënde.

Seanca e djeshme filloi me kërkesën e avokatëve të të akuzuarve deri te këshilli penal për përjashtimin e tre gjykatësve nga Apelacioni, Jani Niça, Enver Bexheti dhe Tanja Dukoska, për arsye se këto kanë vepruar në këtë lëndë. Por kërkesa nuk u pranua dhe debati publik vazhdoi.

Përveç të akuzuarit Çavkov, i cili është nga radhët e MPB-së dhe nëpunës tjerë policorë janë dënuar për këtë lëndë me sqarim se nuk kanë vepruar, edhe pse kanë qenë të informuar për gjithçka lidhur me hyrjen në Kuvend, por nuk kanë ndërmarrë asgjë që ta ndalojnë. sn/

Të fundit