14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO- FOTO) 29 vjet nga ligjëratat e para në Universitetin e Tetovës

Më 17 shkurt të vitit 1995 filluan ligjëratat e para në Universitetin e Tetovës. Por, këta ligjërata nuk filluan sikurse në të gjitha universitetet e botës, sepse forcat policore maqedonase penguan fillimin e procesit të mësimit. Në fshatin Poroj dhe në Reçicë të Vogël, në vend se të studentët të fillonin mësimin ata u përballen me dhunën e policisë e cila tentoi të pengojë funksionimin e Universitetit të Tetovës, ndërsa gjatë përdorimit të armëve u vra edhe Abdylselam Emini, I cili më vonë u shpall dëshmorë I arsimit shqip në Tetovë.Kurse, 29 vite më pas, në Universitetin e Tetovës u mbajt një akademi kushtuar fillimit të ligjëratave të para. Deklarata Paraprakisht sot u bënë momazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip Abdylselam Emini. Homazhe te varri i themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Fadil Sulejmani dhe Vizitë Muzeut historik të Universitetit në fshatin Poroj.TV KOHA

Të fundit