Të tjera lajme

(VIDEO) Mbi 47 mijë vetura të vjetra janë importuar në vitin 2023

E paralajmëruar disa vite më parë, ndalesa e importit të veturave nën standardin EURO-5 do të presë kohë të tjera. Në mbi 10 vitet e kaluara, mbi 350.000 makina, autobusë dhe kamionë të vjetër u importuan në shtet. Vetëm në vitin 2023, në vend janë importuar gjithsej 47.050 automjete, nga të cilat 35.832 janë të përdorura, ndërsa 11.218 janë importuar si automjete të reja.Interesimi për blerjen e automjeteve tek qytetarët e Maqedonisë vjen në kohën kur ekzekutivi është larg vendimit për ashpërsimin e kushteve për importin e automjeteve të përdorura, apo ndalesës së importit të atyre automjeteve që kanë qenë të prodhuara para vitit 2009 dhe nuk i plotësojnë standardet EURO 5. Në vitin 2021, qeveria e Maqedonisë paralajmëroi ndalesën e importit të mjeteve motorike më të vjetra se 10 vjet. Megjithatë, realizimi mbeti vetëm në letër. Në vend të kësaj, më 17 tetor 2023, Qeveria vendosi të ndryshojë përllogaritjen e taksës për mjetet motorike. Kështu u paralajmëroi rritje e tarifave për automjetet e vjetra, duke i larguar kështu qytetarët nga blerja e tyre.E planifikuar fillimisht që të bëhet një analizë, e më pas të merret vendimi për ndalimin e importit, ajo u orientua ndaj analizë s të Ministrisë së Financave lidhur me reformat e taksimit të automjeteve, të cilën e koordinoi Banka Botërore. Analiza duhej të ofrojë një Plan Veprimi, në të cilin do të duhet të përcaktohet saktësisht periudha e heqjes së standardit EURO 4 për automjetet dhe futjes së standardit EURO 5. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se veprojnë sipas vendimeve të Qeverisë. “Deri më tani, Ministria e Ekonomisë nuk ka marrë asnjë udhëzim apo kërkesë nga Qeveria për ndryshimin apo plotësimin e kushteve tashmë të parapara, specifikimeve teknike dhe standardeve EURO për automjetet që importohen. Vendimin për plotësimin e kushteve, specifikimeve teknike dhe standardeve EURO e merr Qeveria dhe nëse merret një vendim i tillë, Ministria e Ekonomisë do ta zbatojë brenda afatit që do të jepet”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.Në ndërkohë në vend të uljes së kufirit për importin e veturave të vjetra, ekzekutivi vendosi shtrenjtimin e caktuar të importit të veturave. Në muajin tetor 2023, Qeveria miratoi ndryshimet në Rregulloren për mënyrën e përllogaritjes së tatimit të automjete dhe vlerave të nevojshme për përllogaritjen e tatimit për automjetet për shkak të nevojës së aplikimit të metodologjisë së re për përllogaritjen e sasisë së shkarkimit të gazrave nga automjetet, e cila është në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmbushjes së detyrimeve nga Marrëveshja klimatike e nënshkruar në Paris për uljen e emetimit të gazeve serrë neto, si dhe harmonizimin me standardet e reja të BE-së.TV KOHA

Të fundit