Jeton Kamberi profesor i lëndëve juridike, me përvojë 20 vjeçare do të udhëheq me Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç” në vend të drejtoreshës së deritanishme Teuta Llalla, njoftojnë nga komuna e Tetovës.
Sipas komunës së Tetovës, mes dy kandidatëve në garë, Jeton Kamberi ka fituar shumicën e votave nga Këshilli i Shkollës, pra, 48 vota.“Një profesor i respektuar jo vetëm nga kolektivi, por edhe nga nxënësit, andaj Ne, i urojm sukses drejtorit të ri me shpresë që Gjimnazit të Tetovës t’i kthehet dinjiteti dhe vlera e munguar”, thonë nga komuna e Tetovës.
Ndrrimi vjen pasi që gjykata administrative I ktheu kompetencat kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami për të menaxhuar me gjimnazin e Tetovës.TV KOHA