27/04/2024
10.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Pyjet e djegura do të pyllëzohen

Prerja e drunjëve në Malin Sharr, zjarret e shumta por edhe vërshimet kanë dëmtuar sipërfaqe të mëdha të masës drurore në Malin Sharr. Me këtë rast, do të duhet një kohë e gjatë që të ripërtrihen sipërfaqet e dëmtuara. Së këndejmi, për të ripërtrirë këto sipërfaqe, parkut kombëtar Mali Sharr i është dhënë donacion fidane të reja për pyllëzim nga ana e me organizatës holandeze Green Stays.Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr Ibrahim Dehari tha se me këtë rast ato sipërfaqe të shkatërruara do të pyllëzohen dhe nuk do të pritet që vet natyra të bëjë procesin e saj. Kësisoji, me nënshkrimin e marrëveshjes, Parku Kombëtar i Malit Sharr filloi bashkëpunimin me organizatën holandeze Green Stays , e cila duhet të rezultojë me dhurimin e fondeve për pyllëzimin e pyjeve të dëmtuara në territorin e zonës së mbrojtur malore.Pyjet nëpër malin Sharr kanë nevojë për rigjallërim, thonë nga Parku Kombëtar, kështu që kjo është e mirëseardhur.Deklarata Sipërfaqe më të vogla do të ripyllëzohen gjatë vitit 2024. Bëhet fjalë për vende të dëmtuara nga zjarret në pyje. Nga Parku Kombëtar Mali Sharr njoftojnë për përgatitjen e dokumenteve të vitit të kaluar që do të përcaktojnë sipërfaqet dhe metodat e detajuara për pyllëzim..Ruud Van Bruijn , nga Organizata Holandeze Green Stays tha se ata janë të vendosur për bashkëpunim afatgjatë me parkun kombëtar.“Ne jemi shumë krenarë që fillojmë bashkëpunimin me parkun kombëtar, jemi të lumtur dhe të privilegjuar që mund të punojmë dhe të ndihmojmë ambiciet e menaxhmentit për ta bërë Malin Sharr një zonë të bukur në Maqedoni, për të ndihmuar me pyllëzimin që do të shndërrohet në një vend të pasur me pyjet dhe diversiteti biologjik, tha Ruud Van Bruijn.TV KOHA

Të fundit