27/04/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

(video) Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe

Në spitalin e fëmijëve në Kozle, fluksi i të prekurve me kollën e keqe është shumë i madh, por në spital shtrohen vetëm foshnjat më të rrezikuara. Aktualisht në repartin e kujdesit intensiv në “Kozle” janë 5 foshnje, më i madhi 3 muajsh, ndërsa më i vogli vetëm 25 ditë.“Gjendje më të rëndë tani për momentin janë ata me qëndrim më të gjatë se 4-5 ditë, ata kanë sulme shumë të shpeshta, kur kanë nevojë për ajër, gjysma e nënave e kanë kaluar kollën e keqe, tani edhe nënat kanë pertusis. Nëse kolliten rastësisht, prej jashtë mund t’i dëgjoni që është shumë dramatike dhe shumë alarmante sepse sëmundja përhapet, vetëm sepse fëmijët nuk janë të vaksinuar”, thonw në repartin e kujdesit intensiv në “Kozle.Sipas të dhënave të Qendrës së Shëndetit Publik, në javën e fundit, janë regjistruar 72 raste të reja me kollën e keqe, apo 67% më shumë krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh apo 58, janë në Shkup. Mosha e të prekurve është nga 0-44 vjet, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10-14 vjet. Nga fillimi i vitit deri më 21 mars në vend janë regjistruar gjithsej 287 raste me pertusis.Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe,TV KOHA

Të fundit