11/10/2024
16.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Vjetërsimi i borxhit, përmbaruesit nuk respektojnë ligjin

Përmbaruesit nuk e zbatojnë ligjin për vjetërsimin e borxheve. Kështu thotë Samka
Ibraimovski ku sipas tij, për çdo ditë ka reagime nga qytetarët, të cilët paguajnë
faturat e para 20 viteve, edhe pse sipas ligjit është përcaktuar që procedura
përmbarimore mund të kryhet brenda 10 viteve nga data e paraqitjes së kërkesës
për përmbarim, në të kundërtën kemi vjetërsim të lëndës.Megjithatë, ky ligj ishte
dërguar në Gjykatën Kushtetuese e cila ka thënë se ligji i plotëson kushtet dhe
mund të implementohet.Sipas kryetarit të Partisë për Emancipimin e Romëve
Samka Ibraimovski, interpretimi autentik të ligjit nuk ka nevojë se i njejti është i
mirë dhe se duhet që të implementohet.
“Përmbaruesit edhe më tej vazhdojnë të injorojnë që të implementojnë këtë
obligim ligjor dhe asryetohen se nuk janë kompetent.Bëhet fjalë për borxhet
që qytetarët i kanë mbi 10 vite për rrymë, mbeturina, uji, kredi, kamata etj.
Qtetarët që kanë të bllokuar xhiro-llogaritë duhet të shohin se prej kur e kanë
të bllokuar dhe nëse kanë kaluar 10 vite, duhet që të mbushin një formular
dhe të dorëzojnë tek përmbaruesit dhe përmbaruesi është i obliguar që të
fshijë borxhin.Ky ligj vlen për të gjithë llojet e borxheve”, tha braimovski.
Ai ka treguar se pasi që përmbaruesit bëjnë opstruksione qytetarët lëndët i kanë
dërguar në gjykatën administrative e cila u ka kthyer përgjigje se kompetent për
zbatimin e ligjit janë vet përmbaruesit. Ai kërkoi që Ministria e Drejtësisë të
veprojë duke u hequr licencat atyre që nuk kanë respektuar ligjin dhe i kanë
përmbaruar qytetarët pa të drejtë ligjore.TV KOHA

Të fundit