14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO)Gostivari me hapësira të reja në çerdhen Lulishtja, kapacitet për 100 fëmijë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska dhe Kryetar i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, prenë shiritin për lëshimin në përdorim të objektit shtesë të çerdhes Lulishtja në Gostivar. Investimi prej 34 milion denarësh të financuar nga banka botërore është baza financiare e këtij ndërtimi të ri. Ministrja Trençevska tha se ndihet e lumtur që fëmijët e Gositvarit do të kenë një hapësirë të re, kohezive dhe mirë të ndërtuara. Deklaratë: Jovanka Trençevska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale“Një nga karakteristikat kyçe të kësaj zgjidhje arkitektonike është integrimi i kësaj hapësire me çerdhen ekzistente, duke siguruar hapësirë kohezive dhe inkluzive për mësimin e fëmijëve tanë. Ne gjithashtu kemi zgjedhur mënyrë të re ekologjike të për ngrohje të ambientit, pra me peleti, që jo vetëm se është në vijë me standardet ekologjike, por flet shumë edhe për kujdesen tonë ndaj ambientit. Asjgë prej këtyre nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e bankës botërore”. Kryetar i Gostivarit Arben Taravari tha se pjesa e re e ndërtuar pranë çerdhes së re, ka kapacitet për 100 fëmijë dhe se numri i pritjes së fëmijëve në listë do të ulet dukshëm. Taravari thotë se që nga marrja e mandatit si i pari i Gostivarit, ka rritur kapacitetin e çerdheve nga 400, në 800.Deklaratë: Arben Taravari – Kryetar i Komunës së GostivaritMinistrja Trençevska tha se investime të tilla në kopshtet e fëmijëve janë bërë në disa qytete, me qëllim që lista e pritjeve të fëmijëve të mos jetë shumë e gjatë, si dhe tha se do të vazhdojnë me tempo të njejtë, për shtimin e hapësirave dhe hapjen e çerdheve të reja deri në fund të mandatit.TV KOHA

 

Të fundit