06/10/2024
11.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Viktima e parë nga gripi i derrave në Shqipëri

(MIA) – Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë e gripit të derrave, ndërsa edhe katër persona janë infektuar nga virusi AH1N1.

Viktima është V.A. (45) banor i qytetit Skrapar, i cili nga Spitali rajonal në Berat dje pasdite është dërguar në Klinikën infektive në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, me temperaturë shumë të lartë trupore dhe probleme me frymëmarrjen. Edhe krahas përpjekjeve të mjekëve, ai mbrëmë e humbi jetën.

Infektologia Etleva Vila, nga spitali në Berat për mediumet konfirmoi se i ndjeri nuk ka pasur kontakt me zonat e përfshira me koronavirus.

Doktoresha Villa konfirmon se kanë pasur edhe katër raste të tjera të të infektuarve me virusin AH1N1, që është konfirmuar edhe nga analizat e bëra në Institutin për shëndet publik.

Në Shqipëri, në fund të vitit të kaluar, katër persona e kanë humbur jetën nga virusi AN1N1. Bëhej fjalë për paciente të cilët kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera. vt/fb/

Të fundit