15/06/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE për Kovaçevskin: Gënjen dhe fshihet për ndryshimin e emrit të rrugës në Çair

Nga opozitarja VMRO-DPMNE edhe sot dolën me akuza ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Kovaçevski për miratimin nga ai të ndryshimit të emrit të rrugës “Brigada e dytë maqedonase” në “Adem Demaçi”. Zëdhënësi Naum Stoillkovski tha se Kovaçevski, i nxituar për të fshehur të vërtetën, jo vetëm që nuk përgjigjet, por edhe dënoi riemërtimin e rrugës të cilën ai vetë e votoi vetëm 2 vite më parë.

“Është legjitime të pyesim nëse Kovaçevski është aq i paaftë sa ka një kujtesë të shkurtër për veprimet e tij, apo është këmbëngulës në gënjeshtra të pasuksesshme? Duke pasur parasysh këtë, janë logjike edhe pyetjet: nëse Kovaçevski gënjen për ndryshimin e emrit të rrugës, votoi për të, dhe sot bën sikur është i revoltuar, atëherë çfarë mund të pritet nga negociatat e tij, bisedimet dhe marrëveshjet e tij dhe pranimet e diktateve bullgare në kuadrin europian, në drejtim të bllokimeve të mundshme të së ardhmes europiane dhe bindjet e tij aktuale për ndryshimet kushtetuese si akt përfundimtar?”, pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës VMRO-DPMNE.

Të fundit