25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO: Legjitimiteti i Qeverisë nuk ekziston më, qytetarët kërkojnë zgjedhje

Nga partia VMRO-DPMNE thonë se populli i Maqedonisë tashmë është i ngopur me humbje në të gjitha sferat e jetës së tij, fundi është arritur prej kohësh dhe me ndryshimet e papranueshme të kushtetutës, nën diktimin bullgar, kulmi i pakënaqësive tashmë ka kulmuar.

“Disfatat e qeverisë, përveç ndryshimeve kushtetuese, edhe në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi, ekonomi dhe standardin e jetesës, janë të thella dhe të pariparueshme, aq më tepër çdo ditë e më tepër, nëse ky grup do të qëndrojë në pushtet. Këtë grup kriminelësh në pushtet, qytetarët nuk i vrasin, as politikat e tyre, as deklaratat bajate, e më së paku fjalët boshe që nxjerrin çdo ditë në media”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se koha është për të shkuar në zgjedhje.

Të fundit