Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi për të cilën flitej se pret transferim në ekipin kampion të Sllovakisë Slovan Bratisllava tanimë është realitet pasi tanimë ka firmosur me ekipin e saj të ri Këtë e pohoi vet Erjona Jonuzi ekskluzivisht për faqen zyrtare të TV Koha
“Po, tashmë është zyrtare që kam nënshkruar me kampionët aktualë në fuqi, Slovan Bratislava, një hap shumë i rëndësishëm për mua dhe një sfidë që e pres me shumë motivim”. Deklaroi volejbollistkja tetovare Erjona Jonuzi
Erjona Jonuzi, deri më tani ishte kapitene e VK Nove Mesto nad Váhom pikërisht në Sllovaki si lojtare si personalitet gjithmonë ka qenë ,maksimalisht e nderuar nga shoqet ekipit,, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit e mos të flasim për tifozët të cilët kanë respektin maksimal prandaj thotë se ky klub do të mbetet një nga hapat më të rëndësishëm në karrierën time”
“Si kapitene, jam përpjekur gjithmonë të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të udhëheq ekipin me shembull brenda dhe jashtë fushës. Gjithçka që kam dhënë për këtë klub më është kthyer me shumë dashuri dhe respekt, gjë që për mua ka një vlerë të veçantë. Pa dyshim, ky klub do të mbetet një nga hapat më të rëndësishëm në karrierën time” tha volejbollistja Erjona Jonuzi,.
Fal punës dhe cilësisë që ajo posedon ajo është edhe pjesë reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për të cilën shpreson te jetë pjesë e saj edhe në të ardhmen
“Po, kam marrë ftesë edhe këtë vit nga reprezentacioni, por aktualisht jemi në bisedime me menaxherin për të pasur një ide më të qartë rreth angazhimit tim. Ende nuk ka një konfirmim përfundimtar, por nëse do të jem e gatshme fizikisht, me shumë kënaqësi do të jem pjesë dhe do të jap maksimumin tim” tha ajo.
Skuadra e volejbollit Slovan Bratislava, si kampion në fuqi dhe fituese e Kupës së Sllovakisë, e sheh Erjona Jonuzin si përforcimin ideal për repartin organizues. \
Kujtojmë se Erjona Jonuzi hapat e para i ka filluar tye klubi i volejbollit Shkëndija , një kohë ishte në Turqi, pastaj te KV Rabotniçki në Shkup dhe së fundit te skuadra sllovake VK Nove Mesto
SHABAN SINANI – TV KOHA
![]()







