Listat e renditjes me kandidatët e regjistruar nga regjistrimi elektronik për vitin e parë të arsimit të mesëm është dashur të publikohen më së voni deri në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm në portalin e-uslugi.mon.gov.mk, si dhe në ueb faqen e Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Njoftimi është vonuar, dhe autoritetet në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës thonë për Meta.mk se kanë vështirësi me publikimin e përmbajtjeve, sepse sistemi për momentin është i mbingarkuar nga shumë përdorues.
“Fëmijët dhe prindërit janë në pezull, presin të shohin listat e publikuara zyrtarisht në faqen e Ministrisë së Arsimit, por ende nuk janë aty. Ne kemi reaguar në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, shpresojmë që situata të zgjidhet”, thonë nga një shkollë e mesme në Shkup.
Ndryshe, sot në dyert e shkollave të mesme janë publikuar listat paraprake të renditjes me kandidatë të regjistruar. Sot dhe nesër po sillen për këqyrje dokumentet origjinale./Mета.mk/