04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhamia e Pashës i hapi dyert për besimtarët në Tetovë

Në objektin më të famshëm fetarë mysliman në Tetovë, Xhamia e Pashës (Xhamia e Larme), besimtarët që erdhën në dyert e xhamisë hasën në udhëzime të cekura të shkruara për sjellje për shkak të pandemisë, ndërsa kishte pajisje për dezinfektim të duarve dhe maska mbrojtëse për fytyrën.

“Detyrimet që u janë imponuar besimtarëve janë që të vijnë nga shtëpia me sexhaden e tyre (qilim i vogël për gjunjëzimin në lutjet – namaz), si dhe të marrin abdes në shtëpi (larja e duarve, fytyrës dhe këmbëve), të marrin Kuranin e tyre dhe maskën mbrojtëse për fytyrë”, theksoi Mensur Miftari, kryetar i Këshillit të Xhamisë së Larme.

Në hapësirën për lutje brenda xhamisë, detyrimet janë që të mbajnë distancë, si dhe të përmbahen nga përshëndetja me duar pas lutjes – namazit. bs/bsh/

Të fundit